Çfarë duhet të dini për të qëndruar të përkushtuar dhe të dedikuar ndaj rrugëtimit të humbjes së peshës!

Për shumë njerëz, rrugëtimi për humbjen e peshës është një sfidë me ulje dhe ngritje, suksese dhe dështime. Pasi stuhia fillestare e entuziazmit zbehet dhe problemet e jetës reale fillojnë të depërtojnë, qëndrimi i përkushtuar ndaj humbjes së peshës bëhet tepër i ndërlikuar. Në parim, fillimi është diçka e lehtë. E fillon me motivim, thua se do i mbash të gjitha premtimet që i ke bërë vetes. Konsistenca në të vërtetë fiton garën e humbjes së peshës, kjo është arsyeja pse ju duhet të gjeni një ritëm që është i qëndrueshëm për ju – kjo është arsyeja pse shumë prej nesh tërhiqen nga dietat “trendy” dhe ndryshimet e shpejta që premtojnë rezultate në kohë rekord.

Në këtë postim, unë do ju paraqes një prej zgjidhjeve të mbështetura shkencërisht për të qëndruar të përkushtuar ndaj stilit tuaj të jetesës.

A e keni menduar ndonjëherë se sa e rëndësishme është mendja juaj kundrejt qëllimet tuaja për të humbur peshë? 70-80% e peshës që humbisni vjen si shkak i ushqimit që konsumoni (vetëm rreth 30% varet nga ushtrimet që bëni). Në pjesën më të madhe të kohës, janë proceset tona mendore që mund të bllokojnë suksesin tonë. Sa herë i keni thënë vetes “Unë nuk mund të vrapoj 5km” apo “Nuk do të jem në gjendje t’i shmang të gjitha ëmbëlsirat e mia të preferuara” ose “Nuk di si të fle natën”? Nuk mundem, nuk di apo nuk do ia dal janë sinjale të fuqishme mendore që ndikojnë në mënyrën se si i qasemi jetës sonë dhe vendosim kufijtë për sukseset tona. Për të qëndruar të përkushtuar ndaj qëllimeve tuaja të humbjes së peshës, është thelbësore të riorganizoni mënyrën se si mendoni për trupin tuaj, shëndetin dhe stilin tuaj të jetesës.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: Content is protected !!