Dashuria dhe respekti për veten është ndoshta tema më e rëndësishme për të cilën mund të flas. Është më e rëndësishme se rutina juaj e stërvitjes dhe më e rëndësishme se ajo çfarë hani. Mund të ushqeheni plotësisht shëndetshëm dhe të stërviteni çdo ditë të javës, por nëse nuk merreni me atë çfarë po ndodh në mendjen ose zemrën tuaj, do të jeni akoma të pashëndetshëm. Mos më keqkuptoni, si të ushqehesh shëndetshëm ashtu edhe të ushtrohesh janë tepër të rëndësishme, por të duash dhe të pranosh veten është çmimi i vërtetë.
Nëse jeni ende në atë udhëtimin për të gjetur se si ta doni veten ose thjesht keni nevojë për një rifreskim të vogël, këtu janë disa mënyra të thjeshta për të praktikuar dashurinë për veten:
- KUJDESNI PËR TRUPIN TUAJ
Një nga mënyrat më të mira për të rritur sigurinë dhe besimin tuaj, duke ulur gjithashtu ankthin dhe mendimin negativ, është duke rritur rrahjet e zemrës. Të stërvitesh çliron endorfinë, që të bëjnë të ndihesh mirë dhe është e vështirë të ndihesh keq kur kujdesesh për veten. - LARGONI NJERËZIT TOKSIKË
A keni menduar ndonjëherë se si ju bëjnë të ndiheni njerëzit me të cilët jeni të rrethuar? Një mënyrë e shkëlqyer për t’i treguar vetes pak dashuri është duke u distancuar nga njerëzit që ju bëjnë të ndiheni sikur jeni të vështirë për t’u dashuruar. Edhe nëse nuk mund ta hiqni plotësisht dikë nga jeta juaj, bëni atë që mundeni për të kufizuar ndërveprimet tuaja me të. Dhe nëse gjithçka tjetër dështon, mbani mend se ajo që ata bëjnë ose thonë është më tepër një reflektim i tyre dhe i betejave të tyre të brendshme sesa për ju. - NDALONI KRAHASIMET
Rrjetet sociale janë bërë një pjesë e pandashme e jetëve tona dhe është shumë e lehtë të bësh krahasime. Por pikërisht kjo është arsyeja pse nuk duhet ta krahasoni veten me askënd tjetër. Je pikërisht aty ku duhet të jesh! Dhe nëse vendosni që dëshironi të jeni diku tjetër, ndryshoni gjërat sepse ju dëshironi, jo për të kënaqur dikë tjetër. - FALEMINDERONI VETEN
Kjo është shumë e rëndësishme! Falënderimi i vetes është një mënyrë kaq e thjeshtë, por efektive për të praktikuar dashurinë për veten. Pavarësisht nëse është për shkak të diçkaje të madhe, të vogël, ose pa asnjë arsye, shikohuni në pasqyrë çdo ditë dhe thuajini vetes “Faleminderit”.
Është koha që të ndalojmë së luftuari kundër vetvetes. A do t’i thonit disa nga gjërat që i keni thënë vetes mikut tuaj më të mirë apo partnerit tuaj? Jo! Pra, pse ia thua vetes? Është koha që ta trajtojmë veten ashtu siç do të trajtonim të dashurit tanë. Është koha që të bëhemi njeriu ynë më i dashur nga të gjithë! Do të doja të dëgjoja se cila nga këto këshilla është e preferuara juaj personale, ose nëse keni një tjetër për të shtuar! Komentoni më poshtë dhe më njoftoni. ❤️