Pengesat më të mëdha për humbjen e peshës sipas jush!

Nëse keni kaluar ndonjëherë një pasdite të tërë duke kërkuar metoda të humbjes së peshës në internet, do të keni lexuar se sa e lehtë është – ndiqni këtë dietë, blini këtë pajisje, merrni këtë pilulë – si me magji, pesha juaj do të bjerë ndjeshëm. Çdo vit, miliarda paundë shpenzohen për humbje peshe, e megjithatë miliona mbeten mbipeshë. çfarë po ndodh?

Nëse si mijëra të tjerë, ju jeni joshur ndonjëherë nga këto ‘mrekulli’, do të keni mësuar në mënyrën e vështirë se modat dhe truket thjeshtë nuk funksionojnë. Edhe këshilla e urtë “ha më pak, lëviz më shumë” – “është shkencë e thjeshtë” – nuk është aq “e thjeshtë” sa duket. Mund të duket sikur po hani gjërat e duhura dhe po stërviteni, por ende nuk jeni në arritjen e qëllimeve tuaja. Rezultati? Mbi 90% e dietave dhe programeve për humbje peshe dështojnë.

Unë gjithmonë kërkoj të kuptoj më mirë klientët e mi dhe të përmirësoj programet. Unë e di se ka shumë arsye pse mund të jeni duke luftuar për të humbur kilogramët – çdo udhëtim për humbje peshe është unik për individin.

Në një sondazh me mbi 1500 përgjigjje i cili shtroi pyetjen, “Cila mendoni se është pengesa më e madhe për humbjen e peshës?” të anketuarit dhanë në masë këto përgjigje:

a. Pamundësia për të ruajtur rezultatet
b. Pamundësi për të përshtatur një plan në stilin e jetës
c. Ndjehen të privuar nga ushqimi dhe pija e preferuar
d. Mungesa e mbështetjes nga familja dhe miqtë
e. Pamundësia për të qëndruar i motivuar

Po ju? Si i përgjigjeni kësaj pyetje?

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: Content is protected !!